Doktor Milan Zarubica (49) nga Beogradi që u arrestua të premten në Tetovë për shkak se kishte hapur laborator për prodhimin e drogës amfetaminë “Kaptagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik. U kapën së paku 300 kilogramë nga kjo drogë, rreth një milion e gjysmë tableta, që në tregun e zi kushtojnë së paku pesë milionë euro.
Zarubica është doktor i farmacisë dhe magjistër i kimisë, kurse kjo është hera e tretë që burgoset për prodhimin e amfetaminës. Për këtë arsye edhe ka bërë 11 vjet e gjysmë burg në Serbi. Në opinion njihet si “mbreti i drogave sintetike”.
Në aksionin e përbashkët të policisë së Maqedonisë dhe Serbisë , përveç tij u arrestuan edhe kushëriri i tij Bojan Zarubica (36), miku i afërm Stevan Klaç (55), si dhe shqiptarët nga Tetova, A. H.(53), S. Sh. (40), I. Sh. (52), A. M. (30) dhe Z. D. (55).
Përndryshe, xhihadistët e ISIS-it e përdorin masivisht drogën “Kaptagon”, sepse u ndihmon që të qëndrojnë më gjatë zgjuar dhe të jenë më luftarakë dhe energjikë.
Më herët një princ saudit u kap me dy tonelata nga kjo amfetaminë.
Polici që zhvilloi negociata me sulmuesit në Paris deklaroi se ata ishin të droguar. Të dy terroristët ishin shumë nervozë, të shqetësuar, të hutuar, sikur të ishin nën ndikimin e drogave dhe përsërisnin të njëjtat fraza: “Ne jemi ushtarë të kalifatit” , “Krejt faji është i presidentit François Hollande” etj.
Sipas njoftimeve të medieve franceze, që mbështeten në burimet policore, “Kaptagon” është gjetur edhe gjatë bastisjes së banesës së terroristit Salah Abdselam, i cili mori pjesë në sulmet në Paris.
Ministria turke e punëve të brendshme konfirmoi se njësitë e saj policore për luftën kundër drogës, kanë konfiskuar dy tonelata “Kaptagon”, në dy bastisje në krahinën në lindje të vendit.
“Kaptagon” është ilaç për hiperaktivitet, ndërsa është ndaluar në vitet `80 të shekullit të kaluar. Përfitohet nga përzierja e fentelinës, kofeinës dhe disa substancave të tjera.
Në Lindjen e Mesme “Kaptagon” është shumë i popullarizuar. Në Arabinë Saudite konfiskohen 55 milionë tableta në vit, që supozohet të jetë 10 përqindshi i sasisë që tregtohet në vend. Sipas të dhënave të OKB-së të vitit 2013, 64 përqind e amfetaminës së konfiskuar në botë ndodh në Lindjen e Mesme, shumica të llojit “Kaptagon”.
Kohëve të fundit, policia libaneze gjeti 40 çanta me “Kaptagon” në avionin privat të një princi të familjes mbretërore Al Saud./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër