LAJMI I FUNDIT:

Në takim me kongresistin Jones, Kurti përsërit kërkesën që “Bondsteel” të jetë bazë e përhershme ushtarake e SHBA

Në takim me kongresistin Jones, Kurti përsërit kërkesën që “Bondsteel” të jetë bazë e përhershme ushtarake e SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington, D.C. është pritur në takim nga kongresisti Mondaire Jones, një ndër zërat prijës të Kongresit në përkrahje të ndryshime progresive.

Sipas komunikatës, kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë.


U diskutua për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kurti vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe theksoi nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës, ku Serbia ka vendosur gjithsej 48 baza operuese ofensive (28 baza ushtarake dhe 20 sosh të  xhandarmërisë).

Ai përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori