Në Syriganë të Skenderajt digjen dy kontejnerë me të gjitha pajisjet, në rrugë dhe kontejner janë vërejtur mbishkrime serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrëvënies në fshatin Syriganë të Skenderajt.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten.
“Fsh. Syriganë, Skenderaj 20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S”, thuhet në raport.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























