LAJMI I FUNDIT:

Në Suhadoll të Mitrovicës rregullohet dhe kompletohet e tërë infrastruktura

Në Suhadoll të Mitrovicës rregullohet dhe kompletohet e tërë infrastruktura

Paralagjia e qytetit, Suhadolli, që ndodhet përtej lumit Ibër, por që i takon Mitrovicës së Jugut, brenda pak ditësh do të ketë të rregulluar e të kompletuar tërë infrastrukturën dhe problemin e ujit për pije.

Në këtë lagje, të mërkurën, në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike, Besnik Beka, dhe Infrastrukturë, ka filluar rregullimi i rrugës dhe kanalizimit, projekte këto që priten të përfundojnë brenda pak ditësh.


Kryetari Bahtiri, pasi që i përgëzoi përfaqësuesit e lagjes për përfundimin me sukses të projektit për furnizim me ujë për pije të të gjitha shtëpive të paralarjes, i cili do të përurohet shumë shpejt, ju tha atyre se punët për rregullimin e rrugës me dy shtresa asfalti dhe të kanalizimit, tashmë kanë filluar dhe se pritet të përfundojnë për pak ditë.

“Ju të nderuar qytetarë brenda një kohe shumë të shkurtër do të keni të rregulluar ashtu si duhet rrugën dhe kanalizimin, për të cilat keni pritur një kohë të gjatë dhe keni pas telashe, sidomos me kanalizim. Kur kësaj t’i shtojmë edhe përfundimin e projektit të ujësjellësit që tashmë ka përfunduar, atëherë mund të themi se cilësia e jetës tuaj këtu do të ndryshoj shumë për të mirë. Do të bëjmë ♪5,mos që në të ardhmen në mjedisin tuaj të realizojmë edhe projekte të tjera me rëndësi e sidomos ato që sjellin të ardhura dhe punësim”, tha kryetari Bahtiri.

Banorët e Suhadollit falënderuan kryetarin Bahtiri për punën e madhe që Komuna po bënë në lagjen e tyre dhe duke i realizuar projektet e lartpërmendura e kanë shumë më të lehtë dhe më cilësore jetën aty.

Projekti i ujësjellësit, që siç thamë më lartë tashmë ka përfunduar, ka kushtuar rreth 50.000 euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe LUX-DEV-it.

Ndërsa për rregullimin e rrugës me asfalt dhe të kanalizimit në një gjatësi prej tri kilometra, Komuna ka ndarë nga buxheti i vet rreth 3000.000 euro.