LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës të shtrirë janë 28 pacientë, prej tyre 19 janë me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës të shtrirë janë 28 pacientë, prej tyre 19 janë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar se në këtë spital ka trajtuar 28 pacientë të hospitalizuar me COVID-19.

Sipas raportit, 19 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 3 pacientë do të testohen, 3 paciente presin rezultatet, 20 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 2 pacenët janë në CPAP maske.


“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.