LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup vendoset semafor në trotuar, habiten qytetarët (Foto/Video)

Në Shkup vendoset semafor në trotuar, habiten qytetarët (Foto/Video)

Shkupi po transformohet falë projektit ”Shkupi 2014” por në trotuarin rreth bregut të lumit Vardar është vënduar një semafor që për kalimtarët vlerësohet si çmenduri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Semafori mori vëmendjen e kalimtarëve që kalonin rreth lumit Vardar. Askush nuk ka përgjigje se pse aty ka semafor, as edhe nga Qyteti i Shkupit që kujdeset për mbarëvajtjen e projektit ”Shkupi 2014”


Semafor

Më herët Qyteti i Shkupit planifikoi që ky kalim udhëtarësh të transformohet në rrugë veturash, por ky projekt u ndalua nga kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i bazuar në reagimin e qytetarëve./Telegrafi/