LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup për një vit janë mbledhur 3060 metër kub mbeturina nga deponitë e egra

Në Shkup për një vit janë mbledhur 3060 metër kub mbeturina nga deponitë e egra

Gjithsej 3060 metra kub mbeturina janë pastruar nga ekipet e NP “Komunalna Higiena” në Shkup për një periudhë prej një viti, që nga tetori i vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, tha Abdusamed Shabani, drejtor i kësaj kompanie publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, këto të dhëna paraqesin një rritje të konsiderueshme prej 716 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të ndalojnë hedhjen e mbeturinave të tyre nëpër sipërfaqet publike, sepse në këtë mënyrë ato ndikojnë drejtpërdrejt në ndotjen e mjedisit”, tha Shabani./Telegrafi/