LAJMI I FUNDIT:

Në shishen e mbyllur të pijes së preferuar, gjeti një mi të ngordhur!? (Video)

Në shishen e mbyllur të pijes së preferuar, gjeti një mi të ngordhur!? (Video)

Eric Dixon nga Nuevo Leon i Meksikës, e ka postuar një video në Facebook, ku shfaq shishen e Diet Coke që ka brenda një mi të ngordhur.

Derisa e zbraz lëngun në lavaman, brenda shihet brejtësi i vogël që besohet se është futur gjatë procesit të mbushjes, transmeton Telegrafi.


Megjithëse hoqi kapakun dhe në atë moment ngrihen flluska të shkaktuara nga gazi, jo të gjithë po mendojnë se kjo është e vërtetë.

Filmimi që është parë mbi pesë milionë herë brenda disa ditëve, po mendohet se e tëra është mashtrim.

“Ka qime brenda shishes, por edhe përjashta saj e sidomos në fund. Është sajim i këtij djaloshi, që për pak na mashtroi”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Coca Cola nuk e kanë komentuar rastin, megjithëse kanë marrë mbi njëmijë ankesa. /Telegrafi/

https://youtu.be/Rcg6edS6akM