LAJMI I FUNDIT:

Në shenjë hakmarrje për ish-in e saj, ajo humbi 64 kilogramë dhe duket për mrekulli

Në shenjë hakmarrje për ish-in e saj, ajo humbi 64 kilogramë dhe duket për mrekulli

Josie u la nga i dashuri pas tre vitesh lidhje dhe e poshtëroi për shkak të peshës së saj.

Ajo vendosi të hakmerret ndaj tij duke humbur peshë dhe duke e rregulluar trupin e saj.

“Unë isha një vajzë që ish-im nuk e dëshironte, kështu që u bëra një vajzë që ai nuk mund ta ketë”, tha ajo në fillim të videos së saj që postoi për të frymëzuar të tjerët të ushtrojnë dhe të jetojnë më të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Josie arriti ti largonte 64 kilogramë, dhe me trajnimin e fortë dhe ushqimin e duhur ajo humbi pothuajse gjysmën e peshës së saj trupore.

Ajo është shumë e lumtur me suksesin e saj. “Unë jam këtu për të frymëzuar, motivuar dhe ndihmuar të tjerët të arrijnë qëllimet e tyre”, tha ajo. /Telegrafi/