LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA rritet numri i qytetarëve që kanë humbur punën, shifra e përgjithshme e të papunëve shkon në mbi 40 milionë

Në SHBA rritet numri i qytetarëve që kanë humbur punën, shifra e përgjithshme e të papunëve shkon në mbi 40 milionë

Në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar janë deponuar edhe 2.1 milionë kërkesa tjera për përkrahje financiare nga pakoja emergjente, që mbështet të gjithë ata persona që kanë humbur punën në kohën e pandemisë së coronavirusit, kanë njoftuar zyrtarë nga ministria e Punës.

Siç raporton New York Times, me këto kërkesa të reja, numri i përgjithshëm i personave që kanë mbetur papunë nga pandemia e COVIDC-19, nga 15 marsi ka shkuar në mbi 40 milionë, transmeton Telegrafi.

Kjo është java e tetë me rend që numri i të regjistruarve për përkrahje financiare po zvogëlohet në raport me marsin, kur ishin regjistruar 6.9 milionë brenda vetëm një jave, por përqindja e përgjithshme ka tejkaluar çdo shifër të paraparë.

Urdhrat “qëndro në shtëpi” dhe kufizimi në të bërit biznes janë duke u hequr në pothuajse çdo shtet amerikan, kurse disa lokale kanë filluar të rihapen dhe punonjësit të kthehen në punë.

Megjithatë rihapja e ekonomisë nuk është duke kontribuar edhe aq në zbutjen e papunësisë, pasi edhe në të bërit biznes ekzistojnë disa kufizime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori