LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA, New Yorku preket më së shumti nga coronavirusi – numri i të infektuarve arrin gati sa i atyre në Itali

Në SHBA, New Yorku preket më së shumti nga coronavirusi – numri i të infektuarve arrin gati sa i atyre në Itali

NewYorku është bërë vendi me numrin më të madh të infektuarve me coronavirus, pasi shumica e të prekurve me COVID në SHBA janë nga ky qytet, kurse në mbarë botën nga ky virus kanë humbur jetën më shumë se 17 mijë.

Megjithatë në këtë qytet amerikan përhapja e virusit po ndodh pesë herë më shpejtë sesa në pjesët tjera, transmeton Telegrafi.


Një nga njëmijë banorë në mbarë territorin e qytetit të New Yorkut është i infektuar, ka bërë të ditur sot kordinatorja e grupit punues në luftën kundër coronavirusit, Debora Bricks.

Në anën tjetër guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka urdhëruar spitalet që për 50 për qind të rrisin kapacitet për të pranuar të infektuar të tjerë. Që nga e hëna, me virus janë infektuar më shumë se 42,000 njerëz në SHBA, ndërsa 559 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar që të dërgohet një sasi e madhe e pajisjeve mbrojtëse (maska, dorëza dhe materie dezinfektuese) duke paralajmëruar që laboratorët në New York do të punojnë shumë që ta gjejnë një zgjidhje.

E kryetari i New Yorkut, Bill de Blazio, ka mbyllur shkollat më 15 mars pas presionit të madh që kishte, kurse tani ka paralajmëruar se nuk duhet pritur që ato të rihapen para 20 prillit. Madje ka organizuar mësim online.

Deri më tani nuk ka kufizime të lëvizjeve për banorët brenda territorit të qytetit, por të gjithë po këshillohen të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Dhe nwse ky trend i të infektuarve vazhdon, New Yorku do t’ia tejkalojë Italisë, të cilën pothuajse e ka zënë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori