LAJMI I FUNDIT:

Në rininë e tij, Bill Gates ka kuptuar “sekretin e suksesit”, të cilin disa nuk arrijnë ta mësojnë gjithë jetën e tyre

Në rininë e tij, Bill Gates ka kuptuar “sekretin e suksesit”, të cilin disa nuk arrijnë ta mësojnë gjithë jetën e tyre

Në shumë raste, suksesi është i shtresuar

Ju provoni diçka dhe funksionon, dhe pastaj bëni një hap tjetër përpara. Pastaj provoni diçka që nuk funksionon dhe ktheheni në hapin e parë.


Me metodën e provës dhe gabimit në fund eventualisht arrihet te qëllimi. Këtu arrijmë edhe deri te një arsye tjetër pse suksesi nuk është binar, dhe kjo është se shpesh është e pamundur të dish se cili është rezultati më i mirë i mundshëm.

Në fakt, ka shumë gjëra që nuk kualifikohen si sukses, por gjithashtu nuk janë dështim, transmeton Telegrafi.

Merrni Microsoft-in si shembull, nuk ka asnjë mënyrë që Bill Gates dhe Paul Allen ta dinin se në çfarë do të rritej kompania e tyre kur filluan.

Shumë nga faktorët që kontribuuan në suksesin e Microsoftit nuk kanë ekzistuar as kur u themelua kompania, shkruan Inc.com.

Nga ana tjetër, largimi i Bill Gatesit nga fakulteti pas vetëm dy vitesh, mund të konsiderohet si një dështim, por gjithsesi e afroi atë drejt suksesit të tij përfundimtar, megjithëse në atë kohë vështirë se mund të interpretohej në atë mënyrë.

Pak njerëz e dinë që Gates dhe Allen filluan Traf-O-Data para Microsoft dhe se biznesi nuk pati kurrë sukses, por ishte hapi i parë i dyshes drejt suksesit me Microsoftin.

“Është në rregull të festosh suksesin, por është më e rëndësishme të marrësh mësime nga dështimi”, thotë Bill Gates.

Ky është një mësim i rëndësishëm që shumica e kanë të vështirë ta mësojnë.

Kishte shumë pak sukses brenda një nate, por kishte edhe dështime brenda një nate, mirëpo mirëkuptimi është shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori