LAJMI I FUNDIT:

Në “Reload” të RTV Dukagjini, Gentian Lluka tregon inovacionet në ngritjen e mëtejme të Telegrafit

Në “Reload” të RTV Dukagjini, Gentian Lluka tregon inovacionet në ngritjen e mëtejme të Telegrafit

Media e parë online, më e besueshme dhe më inovative në vend dhe rajon në gjuhën shqipe, Telegrafi me 25 dhjetor shënon 17 vjetorin e themelimit.

Drejtori gjeneral i Telegrafit, Gentian Lluka, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për rrugëtimin e tij dhe Telegrafit në këto 17 vite.


Genti ka treguar se qysh në moshën e hershme rinore e ka pëlqyer dizajnin grafik.

“Dizajnin grafik e kam mësuar në shtypshkronjën “Dukagjini”. Në atë kohë kam qëndruar afër Nexhat Krasniqit – Nekrës. Unë kam pasur shumë interesim dhe durim të mësoj afër tij dhe ai njëkohësisht nuk ka hezituar të më mësojë. Aty kanë qenë fillet e mia të para në dizajn grafik”, ka deklaruar Lluka.

Në vitin e fundit të fakultetit në atë kohë, ai tregon se hasi në një konkurs nga ndër të paktat produksione që merreshin me videoanimacione, dhe pa hezitim aplikoi.

“E kisha shumë pasion. Nuk më interesonte paga. Vetëm doja të punoja e të krijoja projekte. Në CMB, Armond Morina ishte intervistuesi në atë kohë. Gjatë bisedës kaluam shumë mirë dhe pothuajse ma konfirmoi se më pranonte në punë. Në fund e lexoi CV-në. Kur e pa emrin u shtang. ”Gentian Lluka. Ju jeni i Gjakovës apo Pejës”. I tregova që jam nga Peja. Me pyeti “çka e ke Ekremin e Dukagjinit”. I thashë e kam axhë. “e çka po kërkon ti këtu? Çohu del nga këtu, shko puno te ai””, rrëfen Lluka.

Penalizimi i gjuhës shqipe, Lluka: Për mediat është jetike të zgjidhet problemi me Google
Lexo po ashtu Penalizimi i gjuhës shqipe, Lluka: Për mediat është jetike të zgjidhet problemi me Google

Drejtori i Telegrafit vijon rrëfimin më tej duke thënë se Ekremi as që ka pasur idenë që ai kishte aplikuar në CMB.

“Pas studimeve e pashë që është e pamundur të punoja dika tjetër, dhe u ktheva si dizajner në Librarinë Dukagjini”.

Genti tregon se bashkë me një koleg për një vit shkollor kanë faqosur 52 tituj.

Pas kësaj eksperience, ai tregon se bashkë me vëllanë hapën biznesin e reklamave “Top Reklama” me qendër në Pejë.

Në vitin 2006 kur ekzistonte vetëm “Balkanweb” si portal në gjuhën shqipe, erdhi ne tregun mediatik Telegrafi.

I themeluar nga Gani Lajçi me bashkëpunëtorë, portali njohu një rritje shumë të shpejtë.

Në vitin 2008 Mentor Paçarada si bashkë aksionar i Telegrafit me Gani Lajçin, i bën një ofertë Gentian Llukës.

“Më pëlqeu shumë, por Telegrafi ishte shumë i kushtueshëm në atë kohë dhe ne ende ishim herët në biznes. Në vitin 2010 u takova prapë me Mentorin dhe pas shumë negociatave me 15 prill të vitit 2010 marr në pronësi Telegrafin”.

Ai tregon se as financiarisht nuk ka qenë në gjendje për këtë iniciativë mjaft ambicioze por edhe të rrezikshme.

“Kur kam marrë në manaxhim Telegrafin, sistemi i reklamave ka qenë shumë i vjetër, bota kishte avancuar në sisteme tjera. I kam gjetur 4 punëtorë në atë kohë dhe sot të tria redaksitë e Telegrafit, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni kanë 60 punëtorë”.

Drejtori i Telegrafit thotë se dy vitet e para kanë qenë shumë sfiduese, por ai thotë se arriti ta dërgojë projektin përpara.

Ndër vite Telegrafi është avancuar me rubrika e produkte të reja si Deals, Real Estate apo Jobs.

Ai foli edhe për rëndësinë e verifikimit të informacioneve.

“Nuk ka shanca që në portalin Telegrafi të del ndonjë lajm i paverifikuar apo i rremë. Ne luftojmë drejt lajmeve të verifikuara e të kompletuara. Kjo na është shpërblyer me besim që jemi më të lexuarit e më të besueshmit”.

Në lidhje me konkurrencës mes mediave, Lluka ka thënë se Facebook tashmë ka ndryshuar algoritmet dhe lajmet e rreme kjo platformë nuk i suporton, duke filtruar edhe portalet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori