LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Prizrenit arrestohen katër të dyshuar për krim transnacional (Video)

Në rajonin e Prizrenit arrestohen katër të dyshuar për krim transnacional (Video)

Në rajonin e Prizrenit-Dragashit, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e asistuar edhe nga Njësitet e Specializuara, pas një periudhe hetimore rreth dyvjeçare, sot ka realizuar një operacion të koduar me emrin “PORTA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar transnacional.

Sipas njoftimit të Policisë, këtij operacioni i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm me autoritetet policore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Italisë, Zvicrës dhe Austrisë, ku në të gjitha operacionet e përbashkëta policore deri më tani janë arrestuar rreth 100 persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe prova të tjera materiale.


Ndërsa sot përveç arrestimit të katër personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe rreth 1 kg substancë e dyshuar marihuanë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët i “Kallashnikovit” dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Në tërësi gjatë periudhës dy vjeçare në Republikën e Kosovës dhe shtetet e lartcekura, operacionet e përbashkëta kanë rezultuar me arrestimin e rreth 100 personave të dyshuar, sekuestrimin e rreth 28 kg heroinë, sekuestrimin e rreth 170 kg marihuanë, rreth 60 kg substanca tjera të dyshuara, rreth 200,000 euro, 11 automjete dhe prova të tjera të cilat shërbejnë për procedure të mëtejme penale.

Hetimet dhe operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës në Prishtinë, me urdhër të së cilës personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori