LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Gostivarit janë vaksinuar 83 përqind e fëmijëve

Në rajonin e Gostivarit janë vaksinuar 83 përqind e fëmijëve

Në rajonin e Gostivarit me MRP nuk janë vaksinuar 350 fëmijë prej të cilëve numri më i madh janë nga qyteti. Në shkollat vaksinë kanë marrë 25 fëmijë.

Sipas punonjësve shëndetësorë, përfshirja me vaksinim në tre muajt e parë të vitit ka mbërritur 83 për qind, që është përmirësim i caktuar krahasuar me vitin e kaluar. Prej sot ka filluar edhe imunizimi në terren.


“Përqindja e fëmijëve të vaksinuar është rritur, po kjo nuk është e kënaqshme. Veçanërisht edhe për shkak të faktit që përqindjen e rrisin pikat shëndetësore, ndërsa në qytet përfshirja edhe më tej është e ulët. Për këtë shkak u bëj apel prindërve të mos bien në fushata kundër vaksinimit, sepse vaksina është mënyra më e sigurt për mbrojtje”, thonë nga reparti për imunizim në Shtëpinë Shëndetësore Gostivar.

Theksuan se kanë marrë sasi shtesë të vaksinave MRP furnizimet janë mbushur me vaksina nga prodhuesi holandez. Nga paraqitja e fruthit, në Gostivar janë regjistruar 25 persona të sëmurë të moshave të ndryshme.

Paraqitja e fruthit në Gostivar, punonjësit shëndetësorë e sqarojnë edhe me përfshirjen me vaksinimin e vitit të kaluar, që ka arritur 52 për për qind. Nga 822 fëmijë të cilët i janë nënshtruar vaksinimit, vitin e kaluar janë imunizuar 432 fëmijë dhe ka qenë përfshirje më e vogël në 40 vitet e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori