LAJMI I FUNDIT:

Flasin nga QKUK, gjendja e dy të plagosurve në Skenderaj është stabile

Flasin nga QKUK, gjendja e dy të plagosurve në Skenderaj është stabile
Foto: Arkiv

Dy persona kanë mbetur të plagosur, kurse një tjetër ka vdekur si pasojë e një konflikti me armë zjarrit sonte në orët e mbrëmjes në fshatin Baks të Skenderajt.

Gjendja shëndetësore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK është jashtë rrezikut për jetën.


Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Dafina Basholli, ka thënë për Kallxo.com se gjendja e të plagosurve është stabile.

Sipas saj, njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë ndërsa tjetri në pjesën abdominale.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt

Ndryshe, sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, pas një mosmarrëveshjeje sonte rreth orës 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo tha sende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen një personi dhe plagosja e dy të tjerëve. /Telegrafi/