LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK kryhet operacion i rrallë kirurgjik në hundë me metodën FESS

Në QKUK kryhet operacion i rrallë kirurgjik në hundë me metodën FESS

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer për herë të parë një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në hundë përmes metodës së re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

Kjo u bë e ditur në rrjetin social në Facebook në faqen e Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK).


Tutje në postim thuhet se operacioni zgjati mbi 3 orë dhe është kryer nga dr. Arsim Thaqi, një kirurg i kualifikuar me përvojë të gjatë në institucione prestigjioze në Gjermani.

“Ai ka kryer operacionin në mënyrë vullnetare, me lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka pasur asistencën e specialistëve dhe specializantëve të Klinikës së ORL-së”, thuhet në postim.

Gjithashtu bëhet e ditur se Thaqi, është profesionist i shquar nga diaspora dhe së fundmi ka vendosur që në mënyrë vullnetare të operojë disa pacientë në QKUK.

“Operacione këto për të cilat pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se pacienti E.D. i moshës 19 vjeçare, ishte me diagnozë Angiofibroma Juvenile (tumor i indit lidhor dhe enëve të gjakut në hundë e pjesët përreth hundës).

“Para operacionit, atij i ishin kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë Tomografi të Kompjuterizuar(CT) dhe Rezonancë Magnetike ( MRI).

Po ashtu në postim bëhet e ditur se një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro.

“Bazuar në lejen e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Dr.Arsim Thaqi, do të kryej edhe disa operacione të tjera të komplikuara, me asistim edhe nga mjekët e Klinikës së ORL-së, për të cilët është mundësi e Edukimit Profesional”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori