LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK dhe spitalet regjionale po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në QKUK dhe spitalet regjionale po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri total i pacientëve të spitalizuar dhe atyre me COVID-19, është 187 pacientë.

Prej tyre 4 janë në trajtim me respiratorë, 9 me CPAP dhe 99 të tjerë me oksigjeno terapi.


Kurse 101 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale.

Ndryshe sot në tërë vendin janë konfirmuar 68 raste të reja me coronavirus dhe një pacientë ka humbur jetën. /Telegrafi/