LAJMI I FUNDIT:

Në Qeverinë e Serbisë thonë se linja ajrore Prishtinë-Beograd mund të jetësohet, kërkojnë heqjen e taksës dhe rikthimin në dialog

Në Qeverinë e Serbisë thonë se linja ajrore Prishtinë-Beograd mund të jetësohet, kërkojnë heqjen e taksës dhe rikthimin në dialog

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar sot  në Ambasadën Amerikane në Berlin të Gjermanisë  një letër të interesit me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd. Të njëjtën letër të interesit me kompaninë gjermane e ka nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë.

Përmes kësaj letre të interesit e cila u nënshkrua në prani të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, aviokompania Lufthansa ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë përkrahjen e nevojshme për fluturimet që do të realizohen në të ardhmen.

Lufthansa hap linjë ajrore Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Lufthansa hap linjë ajrore Prishtinë-Beograd

Prezent në konferencën për media në Berlin, ku i njoftua publiku për këtë çështje, ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien.

A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?
Lexo po ashtu A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?

Por, megjithatë është e paqartë se kur do të mund të filloj funksionimi i kësaj linje ajrore. Kjo, pasi shefi operativ të Eurowings, Michael Knitter, tha se fluturimet do të fillonin pasi të jenë evituar pengesat nga ana e të dyja shteteve.

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kjo linjë mund të jetësohet vetëm pasi të hiqet tarifa 100 për qind që Republika e Kosovës e ka vënë ndaj mallrave serbe, dhe pasi të rikthehet dialogu mes Prishtinës e Beogradit.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Ekonomisë në Qeverinë e Serbisë, rifillimi i linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës do të lehtësonte udhëtimin dhe komunikimin e qytetarëve të gjitha nacionaliteteve dhe do ta afronte Prishtinën me Beogradin dhe anasjelltas.

Në ministrinë serbe vlerësojnë se është e nevojshme që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve.

“Që linja ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës të realizohet vërtetë të jetësohet, është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës pa vonesë të heqë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe të fillojnë zbatimin e një numri të obligimeve të marra dhe të kthehet në tavolinën e dialogut të mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë serbe të Ekonomisë.

Sipas asaj që thuhet në komunikatë, me nënshkrimin e marrëveshjes, Serbia po e dëshmon vullnetin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe po kundërshton kufizimet siç i quajnë ata “të vendosura artificialisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori