LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të rikthimit të modelit Dino nga Ferrari

Në pritje të rikthimit të modelit Dino nga Ferrari

Ferrari do të prodhojë një model të ri GT dhe mediat kanë paralajmëruar se firma e famshme italiane do të ringjallë veturën klasike “Dino” të vitit 1972.

Shefi i një sektori të Ferrarit, Dieter Knechtel, ka njoftuar se pas modelit të suksesshëm California, në sektorin GT shumë shpejtë do të prezantohet edhe një model.


Ai nuk ka dashur të flasë më shumë, por ka theksuar se California T ka qenë një sukses i madh dhe kjo i ka ndihmuar firmës që të fitojë konsumatorë të rinj.

Vetura misterioze nuk ishte paraqitur në planin pesëvjeçar të kompanisë, por shefi i Ferrarit, Sergio Marchionne më parë kishte thënë se ringjallja e modelit “Dino” është vetëm çështje kohe, transmeton Koha.net.

“Dino” pritet të ketë motor mesatar biturbo V6 që zhvillon përafërsisht 500 kuajfuqi. Është raportuar se për 3.5 sekonda vetura do të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë.