Darien Levani, avokati i familjes Berisha në një intervistë telefonike për Top Channel ka thënë se askush nuk e di me siguri kur Alvini do të mbërrijë në Itali, pasi operacioni vijon ende.
Ndër të tjera, Levani dha detaje se kush ishin akterët e përfshirë në riatdhesimin e tij.
Kur mund të mbërrijë Alvini në Romë?
Atëherë mbi këtë për momentin nuk kemi informacione të sigurta ashtu siç nuk kemi informacione të sigurta që do jetë Roma. Siç kuptohet ky është një operacion në zhvillim e sipër dhe ne presim që të marrim një njoftim zyrtar mbi vendin dhe datën.
Kush ishin aktorët dhe faktorët që janë përfshirë në këtë operacion për ta kthyer Alvinin në shtëpi?
Ka qenë shumë i rëndësishëm kontributi i shtetit shqiptar dhe shtetit italian, i Forcave të Armatosura italiane dhe natyrisht i ambasadës, i Kryqit të Kuq ndërkombëtar.
Ka një informacion se në këtë operacion riatdhesimi përfshirë edhe forcat e ushtrisë amerikane, çfarë dini për këtë, keni informacion?
Jo, mbi këtë nuk kam informacion dhe është hera e parë që po dëgjoj një informacion të tillë.
Gjatë ditës, avokat ju personalisht apo babai, Afrimi a ka folur në telefon me Alvinin?
Ka folur mbrëmë, e ka qetësuar djalin, i ka thënë që të rrijë i qetë, sepse njerëzit me të cilët ndodhet tani janë njerëz të besueshëm, janë shokë të babait dhe që Alvini duhet të shkojë me ta. Alvini është përgjigjur që “baba jam duke ardhur”. Edhe nëse kanë folur sot, telefonata ka qenë pak a shumë e përafërt. Dua të shtoj që shpresoj që të mos jetë vetëm për Alvinin por për edhe ata shumë e shumë fëmijë të tjerë që ndodhen akoma në kamp, që ndoshta nuk kanë pasur fatin që të kenë një baba, që ka qenë vërtet një hero si Afrimi, që ka sakrifikuar çdo gjë, këto 5 vite për ta shpëtuar. Nuk kanë patur ndoshta fatin që të kenë “Le Iene”, dritat e reflektorëve, por janë sidoqoftë fëmijë të pafajshëm dhe meritojnë të njëjtin përkushtim si Alvin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë