LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë dhe Prizren arrestohen katër persona, iu konfiskohen 17 kg drogë

Në Prishtinë dhe Prizren arrestohen katër persona, iu konfiskohen 17 kg drogë

Në dy raste të ndara, në Prizren dhe Prishtinë, sot janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim të substancave narkotike, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar 17 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike.


“Sot, më 15.09.2022, në dy qytete (Prizren e Prishtinë), në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, në rastin e parë në Prizren, në ora 14:50, hetuesit e antidrogës, kanë intervenua edhe kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar. Te njëri nga ta është gjetur substancës narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera.

“Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim. I dyshuari V.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij. Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim të të dyshuarit deri në 48 orë. Kurse, katër personat tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe janë liruar”.

Ndërsa, në rastin e dytë në Prishtinë, në ora 17:00, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike. Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr. substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg (16.989 gr.) substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr., substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në banesën e S.H., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), janë hasur edhe të dyshuarit: V.V., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar) të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë. Pas intervistimit, tre të dyshuarit, me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohen në ndalim deri në 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori