LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë hapet ekspozita e Osman Demirit, një dëshmi vizuale e fëmijërisë në kampin “Çegran”

Në Podujevë hapet ekspozita e Osman Demirit, një dëshmi vizuale e fëmijërisë në kampin “Çegran”

Në Galerinë e Qytetit të Podujevës është hapur ekspozita personale e fotografit Osman Demiri, e cila sjell një rrëfim prekës për fëmijët e Kosovës gjatë periudhës së luftës, përmes imazheve të realizuara në kampin “Çegran” të Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita përfshin një koleksion të veçantë fotografish që kapin momentet e vuajtjes, shpresës dhe qëndresës së fëmijëve të shpërngulur, të cilët në vitin 1999 u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të luftës në Kosovë.

Nëpërmjet lenteve të Osman Demirit, publiku ka mundësinë të shohë realitetin e asaj kohe dhe të reflektojë mbi fatin e mijëra familjeve të zhvendosura.


Në hapjen e ekspozitës, e cila u mirëprit nga artdashës, historianë dhe qytetarë të shumtë, vetë autori tha se këto fotografi nuk janë vetëm dokumentim i historisë, por edhe një thirrje për të mos harruar sakrificat e popullit shqiptar.

“Fëmijët e kampit ‘Çegran’ janë një kujtesë e gjallë e dhimbjes, por edhe e forcës për të vazhduar përpara”, u shpreh Demiri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Galerinë e Qytetit të Podujevës për disa ditë, duke ofruar një mundësi të rrallë për të parë nga afër një fragment të rëndësishëm të historisë së Kosovës përmes artit të fotografisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni ia ngre gishtin e mesit, Xheneta i reagon: Ma kujtove BBVK, gati sa s'i kishe zhvirgjëruar djemtë e shtëpisë me të

Driloni ia ngre gishtin e mesit, Xheneta i reagon: Ma kujtove BBVK, gati sa s'i kishe zhvirgjëruar djemtë e shtëpisë me të

Magazina

"Pikachu" bëhet viral nga protestat në Turqi: Rritet shikueshmëria e filmave të tij

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Arbana Osmani ngjall dyshime për rikthimin në televizion, pas një postimi në Instagram

Arbana Osmani ngjall dyshime për rikthimin në televizion, pas një postimi në Instagram

Magazina
Ylli i Hollywood-it, dikur

Ylli i Hollywood-it, dikur "zemërthyes" në vitet e 80-ta, duket i panjohur teksa rikthehet në televizion

Magazina
Kalo në kategori