Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit "Prive".

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke cekur momente të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale.


Teksa citoi se për të, të rëndësishme janë datat si ajo e kthimit në Kosovë pas përfundimit të luftë, e kurorëzimit, e ditëlindjes së bashkëshortit dhe djalit të saj si dhe data e lansimit të albumit "Sadist", Mimoza befasoi duke shtuar në fund edhe një datë të këtij viti.

mimoza.mustafa1 1617384561944785920840326178265337643264320n

Ajo përmendi 14 shkurtin si një nga pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, por nuk e kishte fjalën për Shën Valentinin.

Këngëtarja Mustafa tha se data 14 shkurt 2021 për të është e rëndësishme, pasi në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku fituese doli partia që ajo e përkrah, Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë nuk jam nga ata që e dua vetëm ndryshimin, unë prej shumë vitesh jam me Lëvizjen Vetëvendosje, e votoj që 10 vite. Dhe unë mendoj që ky ndryshimi që na ka ardhur ka qenë i domosdoshëm, pra ka pasur shumë pakënaqësi, gjendja e rëndë ekonomike, pastaj politika e vjetër e cila veç po shihet. Mandej unë e kam përjetuar shumë keq edhe rënien e qeverisë si një qytetare në kohë të pandemisë, pra ka qenë e rëndë jo veç për mua, po për shumicën. Unë jam një simpatizuese shumë e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje. Kam ditur të jem edhe shumë tifozë ndoshta me shoqërinë ose me familjen kur kemi diskutuar, dhe i kam mbrojtur qëndrimet e mia”, ka thënë Mimoza.

mimoza.mustafa1 163341920554670928806842716089697392530091n

Ndërkohë e pyetur nga prezantuesja e emisionit se nëse e sheh veten në ndonjë të ardhme në politikë duke garuar për ndonjë post politik, Mustafa e mohoi një gjë të tillë. /Telegrafi/