Derisa ndodheshin përjashta një klubi natë në New York, katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, derisa po largoheshin gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur se sa vet ishin të përfshirë, vetëm se thuhet se janë nëntë viktima që pësuan nga sulmi me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Të gjithë viktimat janë dërguar në spital, ku po trajtohen për lëndime që thuhet të jenë serioze. Sipas një të pranishmi që ndodhej në Brooklyn, nga aty janë larguar të prangosur një burrë dhe një grua.

Raport zyrtar ende nuk ka, ndërsa në internet po qarkullojnë disa pamje që janë marrë pas momentit kritik. /Telegrafi/