LAJMI I FUNDIT:

Në orën 18 mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Në orën 18 mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli ka thirrur për sot në orën 18:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, në këtë mbledhje Kryesia do të informohet për formimin e grupit të ri parlamentar, “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.


Takimi i Kryesisë vjen pasi deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë bërë një kërkesë zyrtare Kuvendit të Kosovës, përkatësisht administratës, për  formimin e një grupi të ri parlamentar. /Telegrafi/