LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër u organizua ligjëratë për operatorët turistik të Maqedonisë

Në Ohër u organizua ligjëratë për operatorët turistik të Maqedonisë

Në Ohër u organizua ligjëratë me temë ”Trendet botërore dhe standardet në turizëm”, ku janë përfshirë operatorët turistik të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligjërata u mbajt nga Prem Jagijashi, që konsiderohet si trajnues i suksesshëm, sipërmarrës i suksesshëm, publicist dhe autor.


Përveç trendeve botërore të turizmit dhe hotelierisë, Jagijashi i dha rëndësi të posaçme turizmit mjekësor dhe për ëellness, degë të turizmit që ende nuk janë zhvilluar mjaftueshëm në Maqedoni./Telegrafi/