LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër priten investime nga Katari (Video)

Në Ohër priten investime nga Katari (Video)

A fitoi Ohri një Subrata Roj të ri? Kjo është pyetja aktuale për shkak të takimit të kryetarit të ri të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski me sheikun e Katarit, Al Thani. Siç kishin njoftuar nga komuna, sheiku ka qenë i interesuar të investojë në turizmin e Ohrit, ndërsa i janë prezantuar më shumë lokacione të lira për ndërtimin e hoteleve. Kryetari Stojanovski mohon se ka për qëllim në Ohër të sjellë një Subrata Roj të ri, i cili në qeverisjen e OBRM-PDUKM-së kishte premetuar investime milionëshe në fushën e turizmit në Ohër.

“Personi i cili ishte mysafir, ishte me të vërtetë Sheik, ne e verifikuam këtë para se ta pranojmë. Ne nuk kemi biseduar me të për investime apo zhvillimin e qytetit, sepse kjo ishte dita ime e parë. Njeriu kishte ardhur në mënyrë protokolare dhe u interesua për mundësitë e caktuara për të blerë prona dhe të investojë në Ohër”, deklaroi për Alsat M kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski.


Stojanoski tha se vizita e mysafirit nga Katari është dakorduar përmes Ambasadës së Maqedonisë në këtë vend dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Nga iniciativa qytetare “Ohrid Sos” kërkojnë transparencë, para se të miratohet ndonjë vendim.

“Cilat janë ato vende që i janë të ofruar sheikut? Sipas cilave parametra janë zgjedhur? Cili plan dhe cila zonë urbane është? Kërkojmë përfshirjen e të gjithë qytetarëve të Ohrit, kërkojmë transparencë, para se të miratohet ndonjë vendim. Të shihet për çfarë propozim-projekti bëhet fjalë, çfarë do të jetë ndikimi në mjedis dhe nëse popullata do të jetë përsëri forcë e lirë pune” thonë nga shoqata OHRID – SOS.

Nga Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë disa herë dolën me qëndrimin se janë për ndërtimin e objekteve të reja hoteliere në Ohër dhe Strugë për shkak të mungesës së shtretërve.

“Mendoj se rritja në vitet e ardhshme për 20% e objekteve hoteliere do të kontribuojë shumë në cilësinë dhe në objektet e reja të hoteleve, me këtë do të fitojmë strukturë të re dhe më të lartë të mysafirëve të huaj”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM-it.

Vitet e kaluara për rajonin rreth liqenit të Ohrit ka një interes në rritje, veçanërisht nga mysafirët e huaj./Telegrafi/