LAJMI I FUNDIT:

Në oborrin e UP-së, studentit i vidhet laptopi nga vetura (Foto)

Në oborrin e UP-së, studentit i vidhet laptopi nga vetura (Foto)

Vazhdojnë sulmet ndaj veturave që parkohen në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Kështu, sot Shuajb Blakçorit, i cili është student i Fakultetit të Filozofisë, departamenti Histori, persona të panjohur i kanë thyer veturën, duke i marr gjëra me vlerë.


Ai ka thënë për Indeksonline se hajnat i kanë thyer xhamin e veturës së tij të tipit Pasat Bora, ku i kanë marr disa gjëra personale.

“Më kanë marr një laptop dhe një çantë”, ka thënë Blakçori.

Derisa në një postim në rrjetin social Facebook, ai bashkë me katër fotografi të veturës së dëmtuar ka shkruar se ndoshta ky sulm nuk ka qenë rastësi, por vërejtje.

“Unë filloj me i mbajt ligjëratat dhe shpërndaj një aplikacion për punë, kur ato përfundoj në këtë gjendje e gjej veturën time! Ndoshta jo rastësi, ndoshta një ‘vërejtje’ e lehtë! Unë vazhdoj, dhe nuk ndalem!”, ka shkruar Blakçori në Facebook.

111111

222222

333333

444444