LAJMI I FUNDIT:

Në një tubim në Amsterdam, një burrë kap mikrofonin e Greta Thunberg – pasi ajo ftoi një palestineze dhe një grua afgane në skenë

Në një tubim në Amsterdam, një burrë kap mikrofonin e Greta Thunberg – pasi ajo ftoi një palestineze dhe një grua afgane në skenë

Fjalimi i Greta Thunberg para mijëra njerëzve në Amsterdam u ndërpre nga një burrë që i tha asaj ‘kam ardhur për një demonstrim klimatik, jo për një pikëpamje politike’ pasi ajo ftoi një palestineze dhe një grua afgane në skenë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Thunberg po fliste me një turmë prej dhjetëra mijëra njerëzish në Amsterdam kur u kërkoi disa grave që t’i bashkoheshin asaj në skenë.


“Si lëvizje për drejtësi klimatike, ne duhet të dëgjojmë zërat e atyre që po shtypen dhe të atyre që luftojnë për liri dhe drejtësi. Përndryshe, nuk mund të ketë drejtësi klimatike pa solidaritet ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Thunberg.

Pasi palestinezja dhe gruaja afgane, Sahar Shirzad folën, Thunberg rifilloi fjalimin e saj, duke theksuar se “njerëzit në pushtet nuk kanë dëgjuar”, një burrë doli në skenë dhe e ndërpreu atë, duke ia kapur mikrofonin.

“Kam ardhur këtu për një demonstrim klimatik, jo për një pikëpamje politike”, tha ai, përpara se të largohej nga anëtarët e turmës.

Dhe Thunberg më pas kapi mikrofonin dhe përsëriti, ‘qetësohu’.

Pas një pauze të shkurtër ajo filloi të thoshte: “Nuk ka drejtësi klimatike në tokën e pushtuar”.

Ndonëse identiteti i burrit nuk ishte i qartë por ai kishte veshur një xhaketë me emrin e një grupi të quajtur Water Natuurlijk – i cili kishte zgjedhur anëtarë në bordet holandeze të ujit.

Përpara se aktivistja Thunberg të dilte në skenë, ngjarja u ndërpre për një kohë të shkurtër pasi një grup i vogël aktivistësh në ballë të turmës valëvitnin flamujt palestinezë dhe brohoritnin slogane pro-palestineze.

Incidenti erdhi pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Amsterdamit duke bërë thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike në një protestë masive vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve kombëtare.

Organizatorët pretenduan se 70,000 njerëz morën pjesë në marshim dhe e quajtën atë protestën më të madhe klimatike në Holandë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori