LAJMI I FUNDIT:

Në natën e dytë të “Talias së Flakës”, u dha shfaqja “I vetëm në banesë”

Në natën e dytë të “Talias së Flakës”, u dha shfaqja “I vetëm në banesë”

Në Festivalin e Dramës Shqipe, “Talia e Flakës”, që mbrëmë u prezantua Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me komedinë “I vetëm në banesë”, me tekst të Avni Shkodrës, në regji të Natyrë Kallabës, e me kastën e aktorëve: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa, Njomëza Kalaveshi dhe Tringa A. Hasani.

Komedia shpërfaq personazhin Artanin, një skenarist serialesh, që mbetet i vetëm në banesë pasi Blerina, gruaja e tij, shkon në një seminar.


Kështu, ai fillon të shkruajë skenarin e tij të radhës duke i krijuar personazhet, që të gjitha femra, që fillojnë t’i shfaqen në skenë siç i konceptonte. Por, ato herë ishin reale, e herë pjellë e imagjinatës së tij.

Ato gra e përballin këtë skenarist me një sfidë: mes të dëshirës për flirtim dhe të qëndruarit besnik ndaj gruas së tij. Por, ai e humb sensin e realitetit.

Në natën e tretë, në skenën e Teatrit të Gjilanit do të ngjitet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili do të sjellë shfaqjen “Kreolët e Ballkanit”, me autor dhe regji nga Enver Petrovci. /KP/