LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të punëtorëve, ngadalësohet rimëkëmbja ekonomike e Britanisë së Madhe

Në mungesë të punëtorëve, ngadalësohet rimëkëmbja ekonomike e Britanisë së Madhe
Foto: Ilustrim

Mungesat e punëtorëve dhe furnizimeve kanë ndikuar në rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë së Madhe, thuhet në një sondazh të CIPS.

Indeksi i Menaxherëve për muajin gusht, arriti nivelin më të ulët gjashtëmujor prej 55.3 pikë, duke rënë nga 59.2 pikë që ishte në korrik.


“Çdo vlerë mbi 50 tregon rritje ekonomike, por rikthimi nga pandemia COVID-19 po humbet vrullin”, thuhet në sondazh.

Drejtori i CIPS, Duncan Brock tha se “shifrat janë një paralajmërim i frikshëm”.

“Ngadalësimi ekonomik është jashtëzakonisht i madh në aktivitetin e përgjithshëm. Mungesat e punëtorëve dhe materialeve për furnizim janë njëkohësisht fajtor”, shtoi Brock.

Bizneset janë ankuar se kërkesat e për izolim si masë kundër COVID-19 e kanë bërë të vështirë për ta që të mbajnë personelin në nivele. /Telegrafi/