LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të kuorumit, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria

Në mungesë të kuorumit, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria

Komisioni Hetimor Parlamentar rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen, ku është pritur të diskutohet për emrat e ekspertëve.

Po ashtu, një pikë tjetër ishte ndërrimi i anëtares së PDK-së, Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri.


Ftesë në këtë Komision kishin ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekur Murati, por që nuk u paraqitën në këtë mbledhje. /Telegrafi/