LAJMI I FUNDIT:

Në muajin shkurt rritet numri i foshnjave të lindura në Kosovë

Në muajin shkurt rritet numri i foshnjave të lindura në Kosovë
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shkurt 2021.

Sipas këtyre statistikave në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%.


“Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra”, thuhet në një njoftim për media.

Siç thuhet në njoftim, janë regjistruar gjithsej 1,509 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin shkurt me muajin janar 2021 është një rënie për (-11.96%).

“Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 raste janë femra”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1,593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

“Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të çifteve të shkurorëzuara. ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2 , Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet ndër të tjera në njoftim, të cilat të dhëna janë nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori