LAJMI I FUNDIT:

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, 258 të infektuar me coronavirus

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, 258 të infektuar me coronavirus

Që nga fillimi i pandemisë, në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, janë regjistruar 258 persona me coronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Nga sëmundja kanë vdekur 10 persona.


Vetëm në dy ditët e fundit janë testuar 123 persona dhe prej tyre 96 kanë dalë pozitiv në coronavirus, raporton Rel.

Të dhënat janë siguruar nga Instituti i Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë.

Vetëm në tre javët e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 139.

Nga ky numër, 122 janë nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ndërsa 17 janë nga zonat e tjera të banuara me serbë në Kosovë.

Para kësaj periudhe, këto lokalitetet për 20 ditë rresht nuk kishin shënuar asnjë raste me coronavirus, përkatësisht nga 29 maji deri më 18 qershor.

Që nga data 12 mars, sipas të dhënave, janë testuar 2.252 persona.

Në katër komunat veriore, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 237, ndërkaq në mjediset tjera të banuara me serbë në Kosovë janë 21 të infektuar.

Në raportet zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) të Kosovës nuk përfshihen në baza ditore të dhënat nga mjediset e banuara me shumicë serbe, megjithëse Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se ata pranojnë raporte nga komunat me shumicë serbe.

Për shembull, më 8 korrik, 214 raste të reja të coronavirusit u regjistruan në Kosovë nga 413 të testuar. Në raport nuk u publikuan të dhënat nga mjediset e banuara me shumicë serbe.

Në këto mjedise janë raportuar 96 raste të reja në ditët e fundit.

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq, i tha Radios Evropa e Lirë se të dhënat për pacientët në zonat serbe janë përfshirë në një bazë të dhënash në nivel të shtetit të Serbisë.

Sipas raportit të IKSHPK-së të publikuar të mërkurën, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 4.100.

Prej tyre, 86 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 ndërsa 2.063 janë shëruar. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori