LAJMI I FUNDIT:

Në Merdar dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Në Merdar dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova
Foto nga arkivi

Bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, pasditen e sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:44, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve brenda Kosovës  në këtë pikë kufitare është deri në 1 kilometër, transmeton Telegrafi


Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 500 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë vendkalim kufitar po pritet deri në 20 minuta.

Në vendkalimin kufitar në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet 10 deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje në hyrje, as në dalje.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori