LAJMI I FUNDIT:

Në Meksikë ndodh goli më i çmendur ndonjëherë – portieri shënoi në shtesë nga zona e tij në portën kundërshtare

Në Meksikë ndodh goli më i çmendur ndonjëherë – portieri shënoi në shtesë nga zona e tij në portën kundërshtare

Portieri Santiago Ramirez shënoi një gol absurd nga distanca për të mbyllur një gjysmëfinale të egër midis ekipit të tij Atletico Morelia dhe Celaya në Liga de Expansion të Meksikës.

Pas 2-1 në ndeshjen e dytë dhe 3-2 në total, Celaya hodhi gjithçka përpara në një përpjekje të etur për të gjetur një gol të barazimit në kohën shtesë.


Këtu përfshihej edhe portieri Allison Revuelta, i cili për një moment të shkurtër dukej sikur e kishte bërë veten hero duke shkuar në zonë në kërkim të një goli me kokë.

Megjithatë, ai përfundoi pa dashje duke asistuar Ramirezin për golin e tij me të çmendur ndonjëherë, nga një distancë shumë e largët.

Ndërsa përpjekja e tij e butë me kokë ra me dashamirësi në duart e numrit 1  kundërshtar, Ramirez mori topi dhe me një goditje të fortë gjeti cakun nga zona e tij.

Bashkëlojtarët e Revuelta dhe ai vet përpiqeshin të riktheheshin në portën e tyre të pambrojtur, por Ramirez kishte një goditje të fortë dhe të saktë që dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke kërcyer vetëm dy herë në zonën e penalltisë gjatë rrugës.

Goli ngjalli skena të çmendura në fund pasi siguroi vendin e Morelias në finalen e Clausura dhe ishte një fund i një loje kaotike që pati pesë kartonë të kuq – dy për Celaya dhe tre për Morelia – dhe katër gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori