LAJMI I FUNDIT:

Në mbrëmjen e bamirësisë të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, ‘Meet Us Halfway’ në Nju Jork u mblodhën mbi 42 mijë dollarë 

Në mbrëmjen e bamirësisë të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, ‘Meet Us Halfway’ në Nju Jork u mblodhën mbi 42 mijë dollarë 

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (ANF), mbajti mbrëmjen e saj të tretë të bamirësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club të qytetit të Nju Jorkut më 16 tetor 2018, ku u mblodhën 42,623.96 dollarë.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së ANF-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses.


Folëse e mbrëmjes ishte ambasadorja Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve te Bashkuara në Nju Jork, e cila mbështeti punën e mirë të Aksionit dhe bëri thirrje për mbështetjen e këtij misioni humanitar.

Mysafire nderi ishte edhe ambasadorja Teuta Sahatqija që vazhdon mbështetjen e saj tash disa vite.

Gjatë kësaj mbrëmje, Aksioni ndau çmimin për Kontribut Jetësor, biznesmenit dhe filantropit, Richard Lukaj, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktejin dy-orësh.

Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte kreacion nga Besë Rugova, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga “By Granita”, një foto sesion nga Fadil Berisha, dy darka në restorantin ‘Çka ka qëllu’, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Celaj.

Gjithashtu pjesë e ankandit ishte edhe kompania angleze e syzeve të punuara nga druri ‘Campbell Marson Eyewear’, Restorant ‘Angeletto’ të cilët dhuruan një darkë dhe verë, Eddy Bogaert i cili dhuroi një vepër të tij të artit ‘Body Cosmetica’ të cilët dhuruan procedura të kirurgjisë plastike si dhe darkë Restaurant ‘Vero’.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe pa mbështetjen e Fadil Berishës, Bledar Asllani, Drin Kukaj, Mark Kosmo, Sara Shala dhe  Valon Xharra.

Fondet e mbledhura nga  shitjet e biletave dhe nga donacionet e gjatë kësaj mbrëmje filantropie do të dedikohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori