LAJMI I FUNDIT:

Në mbrëmje kishte parkuar BMW-në – në mëngjes ka gjetur “vetëm” skeletin e veturës

Në mbrëmje kishte parkuar BMW-në – në mëngjes ka gjetur “vetëm” skeletin e veturës

Në vend që të vidhnin të gjithë veturën, disa hajdutë vendosën të merrnin vetëm atë që u duhej.

Është dëmtuar një BMW, të cilën pronari e ka lënë në parking gjatë natës. Dhe jo, nuk po flasim për ndonjë vend të “dorës së dytë”, por për Gjermaninë, ku një pafytyrësi e tillë tani është e mundur.

Hajdutët kanë marrë disa pjesë nga vetura e BMW Serie 3 (F30), përfshirë armaturën e përparme të plotë dhe dëmi llogaritet në rreth 20 mijë euro.

Pronari 22-vjeçar parkoi veturën në mbrëmje në një parking të caktuar në lagjen Lindenplatz të Hilden dhe herët në mëngjes dy kalimtarë vunë re rrënojan “e re” dhe menjëherë thirrën policinë.

Interesant është fakti se ata nuk prekën “buzët”, madje as katalizatorin shumë të kërkuar.

Ata kanë vjedhur veturën më 7 qershor ndërsa policia nuk i ka rënë në gjurmë edhe sot e kësaj dite dhe po kërkon ndihmën e njerëzve. /Telegrafi/