LAJMI I FUNDIT:

Në mars përgatitet legjislacioni për Ushtrinë (Video)

Në mars përgatitet legjislacioni për Ushtrinë (Video)

Gjatë muajit mars pritet të përfundoj përgatitja e legjislacionit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kështu i ka thënë Tribuna Channel, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet postës elektronike.


MFSK thotë se përveç amendamenteve kushtetuese janë edhe 39 projektligje të cilat kërkojnë plotësim dhe ndryshim, dhe që do të dërgohen në Qeveri dhe Kuvend gjatë muajit mars.

Sipas tyre amendamentet dhe projektligjet do të trajtohen në pako dhe me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi, andaj nuk është e domosdoshme që të ndiqet kalendari vjetor legjislativ i qeverisë.

Këto ndryshime ndërlidhen me rekomandimet e dala nga Analiza e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.