LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

Javën e ardhshme, një grup pune i ministrave do të paraqesë versionin e Ligjit për origjinën e pronës . Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, nuk shpalos se cilat institucione do të kontrollojnë pronën e qytetarëve.

“Për të gjitha detajet do t’ju lutem të keni durim. Kemi dhënë informacionin përkatës edhe nga unë edhe nga grupi i punës dhe interesi është me të vërtet i madh. Mirëpo, le të presim që të kemi propozimin përfundimtar që do ta diskutojmë”, tha Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.


Nikollovski nuk bën të ditur se si do të kontrollohet origjina e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve publik në rastet nëse ata e kanë fituar atë në mënyrë të paligjshme në emër të një shërbimi eventual për aktgjykim ose aktakuzë. Zëvendëskryeministri shprehet se prona do të kontrollohet te të gjithë qytetarët.

“Kjo është diçka që miratohet pas 30 vjetësh. Propozimi do të ketë afat përkatës kur të gjithë do të duhet ta paraqesin pronën, do të ketë kufi të caktuar përtej të cilit do të kontrollohet, kështu që edhe Ligji do të zbatohet te të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nëse ata janë prokurorë, gjykatës, prokurorë ose gjykatës, ne duhet t’i zgjidhim gjërat në mënyrë sistematike, pikërisht për këtë arsye do të hapim debat të tillë dhe jemi duke punuar me shumë mund pikërisht në atë zgjidhje sistemore”, pohoi Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Me Ligjin për origjinën e pronës do të ketë prag prej 30.000 euro. Nëse ndonjë person nuk ka arsyetim prej nga e kanë origjinën paratë e tij, atëherë institucionet do të kontrollojnë se nga vijnë. Sidoqoftë, në rast se vërtetohet se paratë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme, nuk është e qartë deri tani se cili do të jetë dënimi për atë person, sepse ende nuk është përkufizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori