LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni mungon fuqia punëtore, disa sektorë ndjejnë krizë më të theksuar

Në Maqedoni mungon fuqia punëtore, disa sektorë ndjejnë krizë më të theksuar

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e tekstilit tashmë është bërë një problem i kahmotshëm.

Për momentin kompanitë e tekstilit kanë shumë punë, por nuk kanë punëtorë dhe ata që punojnë në pjesën më të madhe janë afër pensionimit.


Afaristët e lokalizojnë problemin në sektorin e arsimit i cili prodhon kuadro të papërshtatshme në tregun e punës.

“Është disbalans të cilin veçmë një kohë të gjatë e kemi dhe ajo nuk zgjidhet në mënyrë të thjeshtë pa pasur reforma në arsim. Duke filluar që të rinjtë të orientohen drejtë karierës qysh në shkollë fillore dhe pastaj të stimulohen me mjete financiare ata të cilët do të regjistrohen në shkollat profesionale nëpërmjet mësimit praktik nëpër fabrika me qëllim që të tërhqin sa më shum të rinjë për këtë lloj profesioni”, tha Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënesve.

Shkolla e mesme e tekstilit “Dimitar Mirashiev” në Shtip me dekada ka qenë burim i kuadrit të tekstilit, por kohëve të fundit mezi formon dy paralele.

Këtë vit ka një drejtim të ri dhe praktikë me pagesë.

“Shkolla jonë këtë vit ofron profile të arsimimit sipas modulimit të dizajnuar te planeve mësimore dhe programeve të cilët janë të vlersuar me mjete financiare nga profilet mësimore për teknik dizajner të rrobave, teknik për modulim të rrobave me mësim 4 vjeqar ku 3 prej tyre si dizajner. Për herë të parë kët vit kemi edhe teknik për përpunim e rrobave me numër më të madh të orëve mësimore nëpër kompanitë në lëndën për parktikë e cila do të realizohen nëpër kompanitë”, tha drejtoresha e shkollës së mesme të tekstilit “Dimitar Mirashiev” në Shtip, Marina Varadinovska.

Në rajonin lindor, përveç në Shtip, ka drejtime tekstili në shkollat e mesme në Vinicë dhe Dellçevë, ku kompanitë ofrojnë bursa për nxënësit.

Megjithatë, nuk ka interes për këto drejtime.

Për shkak të mungesës së kuadrit profesional, trajnimet zhvillohen në fabrika dhe në qendrat e punësimit në kuadër të masave aktive të rikualifikimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori