LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni mbahet konferencë për e-transparencë dhe e-raportim

Në Maqedoni mbahet konferencë për e-transparencë dhe e-raportim

Sot dhe nesër organizohet konferencë me temë ”Standardet për e-transparencë dhe e-raportim në nivel lokal” dhe punëtori për partneritet qeveritar të hapur lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto dy aktivitete mbahen në kuadër të projektit ”Qytetari në rend të parë” ndërkaq organizohen nga Qendra për menaxhim me ndryshime dhe Qendra për zhvillim të qëndrueshëm ALLKA.


Aktiviteti mbështetet nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë publike. Qëllimi i konferencës është krijimi i një nisme dhe platforme për bashkëpunim në mes të njësive të vetëqeverisjes lokale, organizatave qytetare dhe institucioneve qendrore shtetërore, të ashtuquajtura për krijimin e standardeve për hapje dhe transparencë në nivel lokal dhe standarde për të dhëna publike të vetëqeverisjes lokale.

Në këto aktivitete do të publikohen rezultatet e hulumtimeve për: analiza të kornizës ligjore për publikimin e të dhënave ”vis a vis” të dhënave të publikuara në faqet e interntit të komunave, barometër për transparencë, praktika më të mira evropiane për publikimin e të dhënave në nivel lokal, hulumtimi në teren për nevojat, interesat dhe përparësitë e qytetarëve për të dhënat, informacionet dhe shërbimet e pushteteve lokale në sfera të ndryshme të jetës shoqërore./Telegrafi/