LAJMI I FUNDIT:

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një shofer vozit në anën e kundërt të rrugës

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një shofer vozit në anën e kundërt të rrugës

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një shofer ka bërë një gabim, duke vozitur kështu në anën e kundërt të rrugës. E, të tilla gabime nuk janë të rralla që i bëjnë shoferët në komunikacion.

Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se vetura tashmë është ndalur dhe nuk është në lëvizje, ndërkohë pranë saj është ndalur edhe një veturë tjetër.


Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërkaq në javët e fundit aksidentet në komunikacion kanë shënuar rritje.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia e Kosovës, në gjysmën e parë të vitit 2021 në aksidente në komunikacion kanë humbur jetën 50 persona. Vetëm të dielën, në dy aksidente të ndryshëm trafiku kanë humbur jetën pesë persona. /Telegrafi/