LAJMI I FUNDIT:

Në Madrid shitet një Renault Clio i vitit 1990 – befason çmimi

Në Madrid shitet një Renault Clio i vitit 1990 – befason çmimi

Renault Clio i gjeneratës së parë ka arritur sukses të madh në tregjet botërore që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Së fundmi, është gjetur një model i tillë me 909 kilometra të përshkuara, i cili u regjistrua për herë të parë në vitin 1991 në Madrid, dhe u shit për 11,900 euro.


Ky model vjen në një version me tre dyer dhe një motor 1,4 litërsh.

Pronarja e parë e tij pasi ka kaluar 748 kilometra, ka pësuar një aksident trafiku nga i cili është frikësuar aq shumë sa që që atëherë vetura ka qëndruar në garazh.

Renault Clio u ble në shkurt të vitit të kaluar nga një spanjoll, i cili dy muaj më vonë e shiti atë në shtëpinë e ankandeve Collecting Cars. /Telegrafi/