LAJMI I FUNDIT:

Në Londër po ndërtohet ambasada amerikane më e shtrenjtë në botë – ajo do të jetë e “supermbrojtur” nga terroristët (Foto)

Në Londër po ndërtohet ambasada amerikane më e shtrenjtë në botë – ajo do të jetë e “supermbrojtur” nga terroristët (Foto)

Ambasada e re amerikane prej 1 miliard dollarësh në Londër është më e shtrenjtë në botë – dhe është duke u punuar që ajo të jetë sa më e mbrojtur nga terroristët vdekjeprurës.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ambasada, që po ndërtohet në zonën e Nine Elms në Londër, është tashmë ambasada më e shtrenjtë në botë – shpenzimet janë rritur me rreth 1 miliardë dollarë.


Edhe pse ishte paraparë që të përfundonte në pranverën e vitit 2017, siç dëshmojnë edhe këto imazhe ekskluzive, ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar derisa të përfundojë.

Pasi projekti u njoftua në vitin 2008, dhe Ambasada e tanishme e SHBA, në Sheshin Grosvenor, është shumë e vogël dhe shumë e modës së vjetër.

Por Ambasada nuk është zhvillimi i vetëm në zonë, shumë afër saj po ndërtohet në një projekt i quajtur “Parqet e Ambasadës”.

Pothuajse 2,000 shtëpi të reja si dhe një numër dyqanesh, restorante dhe biznesi, një hotel me 100 dhoma, klub shëndetësor, terrene sportive dhe fusha sportive do të ndërtohen sipas këshillit Wandsworth, i cili miratoi projektin. /Telegrafi/