LAJMI I FUNDIT:

Në lokalin që ishte përfshirë nga zjarri në Prishtinë kishte shpërthyer bombol gazi

Në lokalin që ishte përfshirë nga zjarri në Prishtinë kishte shpërthyer bombol gazi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën rreth orës 10:29 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë në një lokal ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë një mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës kishte lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/