LAJMI I FUNDIT:

Në Libi vritet serbi nga Kosova, pjesë e paramilitarëve rusë

Në Libi vritet serbi nga Kosova, pjesë e paramilitarëve rusë

Sipas raportimeve të medieve turke, ruse dhe arabe, javën e kaluar në luftime afër Tripolit të Libisë është vrarë një pjesëtar i grupit paramilitar famëkeq “Vagner”, i cili në kohën e fundit po luftonte në krah të forcave të Gjeneralit prorus Haftar.

Ndërsa, më vonë, në mediet sociale të po këtyre vendeve, kuptohet se i njëjti është Aleksa Gjuriq (Aleksa Djuric) dhe ishte serb nga Kosova, i cili kishte marrë pjesë edhe në luftën okupuese serbe në Kosovë gjatë vitit 1998 – 1999. Këtë e dëshmojnë edhe fotografi të botuara në këto medie.


Ministria e Punëve të Jashtme të Libisë, e njohur nga Kombeve të Bashkuara, ka raportuar se trupi i mercenarit u gjend në regjionin e Salahadinit.

Sipas deklaratës së ekspertit të çështjeve të sigurisë, Agim Musliut, për KosovaPress, përkrah forcave ruse në Rusi dhe së fundmi edhe në Libi, ka pasur shumë serbë, kryesisht që kanë qenë pjesë e të ashtuquajturve “Tigrat” e Arkanit, transmeton KosovaPress.

“Fotografitë në rrjete sociale e dëshmojnë qartë se mercenari serb që është vrarë të Libi është i njëjti me fotografitë e tij kur ka qenë në shërbim ushtarak në ish-Jugosllavi dhe tjerat në luftën e Kosovës”, thotë Musliu.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, thotë se në ditët e sotme më shumë se njëmijë mercenarë nga Rusia janë duke luftuar në anën e Haftarit, të cilët u transferuan në Libi përmes grupit paramilitar “Vagner”.

Grupi “Vagner” udhëhiqet nga Jevgeni Prigozhin, ose i njohur ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”. I njëjti akuzohet se është themeluesi dhe udhëheqëesi i Agjencisë së Kërkimit në Internet (Internet Research Agency – IRA), e cila merret me ndërhyrjet e Federatës së Rusisë kryesisht në zgjedhjet e vendeve perëndimore.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se lidhjet e krahut ushtarak të Serbisë, të cilët kanë ngelur si të papërfshirë në sistemin e sotëm të Serbisë, janë shumë të afërta me Vladimir Putinin.

“Ky mercenari i vrarë së fundmi është vetëm një nga shumë serbët e përfshirë të luftëra, duke u nisur nga Krimeja, pastaj Siria, Venezuela e tash edhe Libia”, përfundon ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori