LAJMI I FUNDIT:

Në kufirin Francë-Gjermani, bukëpjekësja franceze u shet bukë klientëve gjermanë pavarësisht bllokimit

Në kufirin Francë-Gjermani, bukëpjekësja franceze u shet bukë klientëve gjermanë pavarësisht bllokimit

Kufiri midis Francës dhe Gjermanisë mund të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë, por nuk i ndalon banorët e një fshati gjerman të marrin porositë e përditshme të bukës franceze.

Disa herë në javë, Myriam Jansem-Boualit, një bukëpjekëse në qytetin kufitar francez, i dorëzon bukën klientëve nga qyteti i Lauterbach në anën gjermane.


“Klientët nuk guxojnë të vijnë për shkak të kontrollave kufitare të policisë. Ajo që mund të bëj tani është të sjell bukën këtu. Une i kam lënë numrin e telefonit, ata më lajmërojnë në mënyrë paraprake për porosi. Me ardhjen e tyre në kufi, une i sjell atyre produktet”, ka thënë ajo për AFP, përcjell Telegrafi.

Hartmut Fey, një nga klientët e saj më besnikë, tërhoqi vëmendjen në internet, pasi postoi një video duke përdorur një metodë të zgjuar për të marrë porosinë e tij. Në mënyrë që të ruaj distancimin shoqëror ai përdori një shufër peshkimi.

“Ne jemi këtu në kufirin gjermano-francez, në Lauterbach dhe Carling, për dekada të tëra kemi blerë bukë nga furra jonë e dashur”, thotë Fey në një video./Telegrafi/