LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga mbipesha dhe diabeti

Në Kosovë rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga mbipesha dhe diabeti

Ushqimi jokualitativ që çon në mbipeshë, vlerësohet të jetë një nga shkaktarët kryesor të sëmundjes së diabetit tek fëmijët.

Në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë vuajnë nga diabeti. Por, profesionistët shëndetësorë thonë se numri i tyre është çdo vit në rritje.


Mbipesha, potencohet se është një ndër shkaktarët kryesor pse fëmijët preken nga diabeti.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm 3 për qind e fëmijëve gjatë kontrolleve mjekësore në shkolla, kanë rezultuar me mbipeshë.

Por, në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ditën e hënë ka mbajtur një debat, lidhur me atë se sa do të mund të ndalonin pijet energjike nga personat nën moshën 18 vjeç.

Profesionistë shëndetësorë japin mendimet e tyre profesionale se si ndikojnë këto pije në organizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Vjosa Kotorri, pediatër, i ka thënë Radios Evropa e Lirës se sikur pijet energjike, po ashtu edhe ushqimi me kalori të tepërta ndikon në mbipeshë, e më pas edhe në shfaqjen e sëmundjes së diabetit të njohur si “tip 2”.

“Konsumimi në përgjithësi i kalorive të tepërta si me anë të pijeve energjike apo edhe i ushqimit të shpejtë, mund të sjell mbipeshë, apo obezitet. Kjo sjell problem në të ardhmen me shfaqjen e diabetit ‘tip 2’, i cili ende nuk është manifestuar në moshat fëmijërore dhe adoleshente në vendin tonë, por kjo paraqet rrezik në të ardhmen. Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe ne vendet tjera në Evropë e më gjerë”, ka thënë Kotorri.

Sëmundja e diabetit, e njohur edhe si sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik, që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, përkatësisht sheqernave, yndyrave dhe proteinave.

Flora Brovina, kryetare e komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se do ta shqyrtojnë mundësinë e futjes së një neni brenda Ligjit për shëndetësi, për ndalimin e pijeve energjike nga ana e fëmijëve.

Një vendim i tillë, sipas saj, ndërlidhet me pasojat që sjellin këto pije, nëse konsumohen nga adoleshentët dhe fëmijët.

“Të rinjtë që merren me kujdesin e shëndetit, pranë Institutit Demokratik, kanë bërë një studim për konsumimin e pijeve energjike, lidhur me atë se sa konsumohen, çka përmbajnë e të ngjashme. Ata na kanë prezantuar neve si komision për shëndetësi të gjeturat, në mënyrë që ne të ndërmarrim masa në ndryshimin e Ligjit për shëndetësi. Ne dëgjuam vërejtjet e tyre, të cilat do ti procedojmë më tej”, ka theksuar Brovina.

“Të gjeturat kanë treguar se këto pije shkaktojnë diabetin, sëmundje të zemrës, aritmi, kokëdhimbje dhe migrenë, varshmëri, vjellje, nivelin e shtimit të hormonit të stresit e shumë sëmundje të tjera. Këto pije janë të dëmshme, sidomos për moshën e pubertetit. Kjo pije konsumohet shumë në Kosovë e mbi 50 për qind janë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, derisa të gjeturat kanë treguar se pothuajse asnjë nga fëmijët nuk e dinë përmbajtjen e tyre”, ka deklaruar Brovina.

Për faktin që sëmundja e diabetit po shënon rritje në nivel botëror, Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas zyrtarit të saj në Kosovë, Sami Uka, bën thirrje për aksion global, për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje.

“Raporti i parë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i botuar sivjet për diabetin, thotë se në vendet në zhvillim jetojnë mbi 400 milionë njerëz të rritur me diabet. Në Kosovë, nuk ka statistika të sakta lidhur me numrin e të sëmurëve me diabet. Mirëpo, besohet se trendi në rritje që ka shënuar katërfishim prej vitit 1950 në botë, nuk ka si të ketë përjashtim për Kosovën”.

“Numri i të sëmurëve me diabet është në rritje, andaj edhe OBSH-ja e ka shpallur diabetin si epidemi, dhe ka thirrur aksion global për luftimin e kësaj sëmundjeje duke përmirësuar të ushqyerit, mënyrën e jetës më aktive, për parandalimin e vdekjes nga kjo kësaj sëmundje”, ka thënë kohë më parë Uka.

Sidoqoftë, mjekët pediatër në vend kanë deklaruar se ndonëse nuk ka statistika të sakta për sëmundjen, numri i fëmijëve me diabet është trefishuar krahasuar me pesë vitet paraprake. Sipas tyre, çdo vit paraqiten më shumë se 40 raste të reja me diabet.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori